Arrestohet në spital autori i vrasjes Kosta në Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës ka bërë me dije se ka arrestuar 73-vjeçarin Apostol Kostën, i cili dje qëlloi për vdekje Afërdita dhe Aleko Kosta. Edhe pse në gjendje të rëndë në spital në Tiranë, pasi ai qëlloi vetën pas krimit, policia ka vendosur arrestin për 73-vjeçarin.
Konflikti që çoi në vrasjen e çiftit, ka nisur për një barake që 73-vjeçari kishte nisur për të ndërtuar mes shtëpisë së tij dhe kushëririt Aleko Kosta. Edhe pse kjo çështje kishte shkuar në gjykatë, dhe kjo e fundit kishte vendosur pezullimin e punimeve, 73-vjeçari nuk është tërhequr nga ndërtimi i barakës.
Në fillim, ai kishte hedhur një granatë drejt banesës së viktimave, por ajo nuk kishte shpërthyer. Pas kësaj, Apostol Kosta mori automatikun dhe qëlloi 17 herë në drejtim të çiftit, duke i lënë të vdekur në vend. E gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të djalit 19 – vjeçar i Afërdita Kostës, të cilin ajo e kishte nga martesa e mëparshme.
/konica.al