Arrestohet një mësues në Shkup, ngacmoi dhe i kërkoi marrëdhënie intime nxënëses së tij

158

Një mësues 52-vjeçar nga Shkupi është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 18-vjeçare. Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme, mësuesi i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale nxënëses 18 vjeçe.

“Më 09.03.2026 në orën 17:30, punonjës policie nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkupit arrestuan një burrë 52-vjeçar nga Shkupi, mësues në një shkollë të mesme në zonën e Qendrës, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se gjatë periudhës 25.02.2026 – 02.03.2026 kishte ngacmuar një nxënëse 18-vjeçare dhe i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale. Pas hetimeve të plota dhe dokumentimit të rastit, do të parashtrohet kallëzim i përshtatshëm”, thonë nga MPB.=

Përndryshe, Policia ka ndërhyrë në tetë raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve, ku gjashtë persona janë arrestuar në disa pjesë të vendit. Rastet përfshijnë sulme fizike ndaj bashkëshorteve, ish-partnereve dhe anëtarëve të familjes, si dhe kërcënime dhe dëmtim të pronës. Disa nga incidentet kanë ndodhur në rajonin e Shkupit, ndërsa të tjera në Rosoman, Kërçovë dhe Vinicë. Në disa raste autorët kanë qenë edhe nën ndikimin e alkoolit.

Comments