Arrestohet polici i Kosovës që transportonte drogë (Video)

Pas arrestimit të policit për trafikim me narkotikë, në Rubrikën “Policia” të “Drejtësisë në Kosovë” u treguan pamjet e bastisjeve në shtëpinë e këtij zyrtari që iu mor arma dhe mjetet tjera policore me të cilat kryente detyrën e tij.
Aksioni nuk u ndal vetëm me sekuestrimin e marijuanës, kapjen e policit dhe bastisjen e ambienteve ku ai jetonte.
Duke kapur me këtë arrestim fillin e grupit që merrej me trafikim narkotikësh, policia bastisi katër lokacione të ndryshme në Pejë ku u arrestuan katër persona tjerë.
Në Rubrikën “Policia”, por edhe vetë Emisionin “Drejtësia në Kosovë” shpesh u shfaqën pamje dhe hulumtime për luftën kundër narkotikëve.