Arrestohet senatori teksa ishte ‘live’ në emision

Një ish-udhëheqës rebel Haitian, i kthyer në politikan është arrestuar pasi ishte duke marrë pjesë në një shfaqje radio.
Guy Philippe, një ish-ushtar, ishte udhëheqës rebel i vitit 2004 gjatë “rebelimit haitian”, u zgjodh së fundmi një senatori.
Ai ishte shfaqur në një program radiofonik në kryeqytetin Port au Prince, para se ta arrestuar jashtë studios.
Ai kërkohet nga Shtetet e Bashkuara për akuza të drogës, por nuk është ende e qartë nëse kjo ishte arsyeja pse ai u arrestua.
Z. Philippe u zgjodh si senator për rrethin Grand’Anse në zgjedhjet e nëntorit, por akoma nuk e ka marrë pozicionin e tij.

