Arsenal eliminohet nga Carabao Cup, e “turpëron” Tottenhami (VIDEO)

420

Arsenali është turpëruar sot nga Tottenhami me rezultat 0-2 në shtëpi të vet derisa ata e kanë humbur derbin e Londrës Veriore, edhe pse atë e kishin fituar në fillim të këtij muaji në Premier Ligë

Arsenali është eliminuar nga Carabao Cup me rezultat 0-2, në një ndeshje ku skuadra e Unai Emery nuk krijoi pothuajse asgjë para golit të mysafirëve.

Arsenali hyri në këtë ndeshje me disa mungesa në mbrojtje, për shkak të lëndimeve, me Granit Xhakën që startojë si mbrojtës.

Pas 15 minutave të mirë të pjesës së parë, Arsenal bie në lojë pasi që Son merr një top të mirë nga Delle Alli, ku ai gjendet para portierit kundërshtarë dhe shënon golin e parë në minutën e 21-të.

Pjesën e dytë, Arsenal e filloi me disa ndryshime por që përsëri nuk kryen punë dhe ishte një gabim pikërisht i Kosielnyt në minutën e 59-të që bëri që Tottenham ta dyfishoi rezultatin.

Arsenali tentuan duke futur në ndeshje Lacazette dhe N’Keitah por edhe ata nuk i ndihmuan skuadrës së Granitit dhe Shkodran Mustafit për ta kthyer rezultatin.

Pas 22 ndeshjeve pa humbje, Arsenali ka pësuar sot humbjen e dytë me radhë, pasi që në vikendin që lamë pas ata humbën edhe prej Southamptonit në Premier Ligë.

Tottenham ndërkohë kualifikohet në gjysmëfinale të Carabao Cup ku pas pak do të tërhiqet shorti në Sky Sports.

Skuadrat e tjera që siguruan kualifikimin sonte është edhe Chelsea, ndërkohë që mbrëmë për në gjysmëfinale është kualifikuar Burton Albion dhe Manchester City.

Comments