Arsenali vazhdon me formën e lartë, e fiton derbin spektakolar ndaj Man Unitedit

258

Arsenali po vazhdon me formën e lartë në Premierligë, si dhe me kryesimin në tabelë.

Në derbin e javës së 21-të, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta shënoi fitore kundër Manchester Unitedit, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar këtë të diel në “Emirates Stadium” përfundoi me rezultatin 3:2.

Eddie Nketiah (24’, 90’) dhe Bukayo Saka (54’) shënuan në fitoren e “Topçinjve”.

Moebel THEMA

Granit Xhaka, si zakonisht ishte titullar dhe e luajti tërë ndeshjen, teksa la gjurmë me një asistim mjeshtëror te goli i parë i Nketiahs.

Për “Djajtë e Kuq” golat u shënuan nga Marcus Rashford (17’) dhe Lisandro Martinez (59’).

Arsenali pas kësaj fitore ka 50 pikë në vendin e parë në tabelë, me pesë pikë më shumë se Manchester City. Por, skuadra londineze ka një ndeshje më pak.

Manchester United renditet i katërti me 39 pikë. /Gazeta Express/

Comments