Arsene Wenger pas humbjes turpëruese: Ishim pa fat

237
fresco

Arsene Wenger pas humbjes turpëruese: Ishim pa fat

midle

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se nuk di si ta shpjegojë humbjen e thellë të klubit të tij ndaj Bayernit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët fituan 5 me 1 në ndeshjen e parë, dhe pas takimit Wenger thotë se “ekipi i tij ishte i pafat”.

“Është e vështirë të shpjegohet. Mendoj se patëm dy raste të mira në pjesën e parë. Mendoj se ishim të pafat në golin e dytë të pësuar, kur gjyqtari dha korner për ne. Më pas pësuam golin dhe edhe më me rëndësi humbëm edhe Koscielnyn. Ramë në kolaps. Në përgjithësi, më duhet të them se ishin më të mirë se ne, luajtën më mirë se ne në pjesën e dytë kur ne lëshuam nivelin tonë. Ishim të pafat dhe ata ishin më të mirë”, ka thënë ai për “BT Sport”, transmeton Koha.net.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 7 mars në Emirates.

Comments