Arsim Sinani: Askujt nuk i konvenon që zgjedhjet të mbahen me 11 dhjetor

222
fresco

midle

Analisti Arsim Sinani theksoi se problemi me njësinë zgjedhore numër gjashtë është real, por pushteti deri më tani nuk ishte i gatshëm që ta zgjidh.

“Megjithatë unë nuk shoh se tek këto politikan që e sollën Maqedoninë në këtë situatë që t`i zgjedhin këto probleme dhe do të duhet shumë kohë që të departizohen institucionet në Maqedoni që të kemi mundësi që të merremi vesh për ato punë për të cilat do të duhej që të merremi vesh, që të mos kemi probleme ashtu si janë paraqitur deri më tani. Megjithatë nga këto politikan, nga ky miell, këtë bukë do ta hamë”, theksoi Sinani.

Ai theksoi se në një situatë të këtillë politike të gjithëve i konvenon që të shtyhen zgjedhjet.

“ Të gjithë janë të frikësuar, të jemi konkret. Askujt nuk mund që t`i garantohet se çka do të ndodh nesër, as VMRO-DPMNE-së, as BDI-së, as LSDM-së, as PDSH-së e as partive të reja politike te shqiptarët, por mendoj se shtyrja e zgjedhjeve i përshtatet të gjithëve, pasi që nuk e di se sa janë të përgatitur për zgjedhje korrekte”, deklaroi Sinani.

Comments