Arsovska: Rustemi nga “Komunalec” u lirua pas nënshkrimit të deklaratës për anëtarësim në VLEN

85
fresco

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska, njoftoi mbrëmë se drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, Sabahudin Rustemi, u lirua nga stacioni policor pasi “pranoi se është VLEN në zemër dhe shpirt”.

Arsovska pretendon se Rustemi nuk është fajtor për asgjë dhe se e ka kryer punën e tij me ndershmëri dhe ndërgjegje.

“Ky informacion erdhi pas disa orësh bindjeje në stacionin policor, drejtori i “Higjienës Komunale” u tha atyre se ai është VLEN në zemër dhe shpirt, ndërsa ishte ende në stacion e sollën për të nënshkruar një deklaratë anëtarësimi, pas së cilës u lirua për të vazhduar me punën e tij të suksesshme në kompani.

Ndërkohë, Mickowski dhe VMRO-DPMNE kërkojnë me këmbëngulje dikë nga BDI për ta arrestuar siç kishin premtuar, ata ndoqën Izet Mexhitin nga BDI, dhe pasi ai u bë VLEN e morën në koalicion”, shkruna Arsovska.

Kujtojmë se dje, zyrtarë të policisë pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup kanë marrë dokumentacion shtesë dhe kanë arrestuar dy persona nga udhëheqja e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup./koha.mk

Comments