Arta Toci me reagim ndaj Ambasadës së Kosovës në Shkup

278

Arta Toci

Presidenti i Kosoves, dje, me date 21/11, ndau mirenjohje per shqiptaret e Maqedonise. Kete njoftim e beri nje kohe me pare. Ne njoftimin e bere gjate fteses, u tha se kjo dekorate iu behet shqiptareve te Maqedonise per kontributin e dhene ne arsim, shkence, art , kulture, si dhe per zhvilliet shoqerore ne Maqedoni.

Ne mesin e te ftuarve ishim edhe ne, familja e Murat Isakut, per te marre dekorate per arritjet e babait tim ne letersi. Duke u nisur nga ngjarjet e mehershme dhe patronazhin qe BDI merr mbi te gjitha ngjarjet dhe datat e shenuara te shqiptareve te IRJM-se, isha shume skeptike per qellimin e mirefillte te kesaj ngjarjeje. Dhe, si disa here me pare, vendodesh para dilemes te shkosh apo jo. Nese shkon, do kthehesh e zhgenjyer, si gjithmone me pare. Nese nuk shkon, ti ndjen se e neperkemb vepren e babait tend.

Dita e djeshme ishte neperkembja me e madhe qe iu be vepres dhe personalitetit te babait tim. Eshte dita kur nje here e per gjithmone une e kam te qarte cila do jete pergjigja ime pas ftesave te bera nga Ambasada e Kosoves. Nga 70 persona te dekoruar, sipas fteses fillestare, dje u ndane 117, qe eshte nje numer rreth 40 me teper se ai i planifikuari. Rrenditja e njerezve ne salle ishte kryekeput politike, me politikane te harxhuar per nevoja te perditshme maqedone, nderkaq njerezit qe kishin vertete merita, ishin me pas. Une, bija e Murat Isakut, autor i 11 romaneve, permbledhjeve me poezi dhe proze, professor i pare i gjuhes shqipe nga Tetova, themelues i redaksise ne gjuhen shqipe ne Televizionin maqedonas, laureat i shperblimeve per letersi nga Kosova e Shqiperia,  isha pas Ali Ahmetit. Pas meje ishin rektori Abazi, shkrimtari Starova, akademiket Bexheti dhe Aliu, nderkaq ne salle ishin edhe shume bije, nipa e mbesa te njerezve qe lane gjurme ne ndetimin e historise shqiptare ne kete vend dhe qe jane deshmi se rezistenca shqiptare ketu ka filluar shume me heret se ne vitin 2001.

Ambasada kosovare ne Maqedoni kishte vendosur  t’u jape fjale vetem atyre te rrjeshtit te pare. Dhe si gjithmone, ti e din se cka mund te degjosh, nderkaq ajo qe e degjuam e nencmoi dhe dhunoi inteligjencen e njerezve te rrjeshtit te dyte, e pertej. Keta e shfrytezuan kete moment per fillimin e fushates zgjedhore prandaj fjalet Bashkimi Europian e NATO u bene kryefjale e kesaj ngjarjeje. Patetike, shume, shume patetike! Ai tjetri kishte marre me vete njerez qe do i brohorisnin. Dhe, si ishim duke ndejtur, ca zera te cakorduar, besa edhe te frikshem nga disharmonia, therrsnin mbiemrin e liderit te tyre i cili vendosi te mos pershendetej me askend ne salle. Nuk ishin te tjeret te denje per te sepse nuk ishin nga ajo strukture qe dehet nga dashuria dhe frika nga lideri I tyre ‘deri ne vdekje’.  Struktura e njerezve me vlera dhe dinjitet u disbalancua dhe madje mbeti pakice kur ne salle u fut ai grupi tjeter, i atyre 40 personave shtese qe ne listen e te merituarve ishin futur atehere kur dita e ndarrjes se mirenjohjeve rastisi te jete ne diten e pare te fushates zgjedhore ne Maqedoni.

Ambasada e Kosoves duhet ta dije se ne raste kur dekorohen njerezit, duhet te pakten me dy-tri fjali te jepet arsyeshmeria e dekorates. Nuk mund te dekorohen te gjithe me te njejten dekorate. Mundohem te gjej nje, te pakten nje ngjashmeri mes Murat Isakut dhe Izet Mexhitit ose nje artisti dhe Musa Xhaferit, por ja qe Ambasada e Kosoves e tejkalon kapacitetin tim intelektual dhe krahasues.  Me kete rast do t’a kisha keshsilluar ambasadorin qe ne ate salle dje do te kishim nje laramani dekoratash, si psh: per letersi, per denigrim, per muzike, per budallaki, per shkence, etj.

Ambasada e Kosoves ne Maqedoni duhet te kerkoje falje per organizmin e ketij manifestimi. Ambasadori Hysa duhet ta dije se ne Maqedoni, intelektualeve shqiptare nuk iu ka bere nencmim me te madh as Nikolla Gruevski dhe askush tjeter. Nderkaq, po t’me degjonte babai im, une do i kerkoja falje qe e futa ne nje grup me njerez me te kaluar dhe te tashme te verifikuar si e dyshimte e cila eshte ne kundershtim me  idealet dhe vepren  qe babai im ia la kombit.

Comments