Artan Abrashi: Astriti është dëshmor i parë i kundërshtimit të demarkacionit dhe asociacionit



Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qytetarë të Prizrenit, kanë ndezur sot qirinj për Astrit Deharin, i cili vdiq në burgun e Prizrenit.
Vec aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje qiri ndezi edhe Deputeti i Nismës Zafir Berisha dhe shumë qytetarë të Prizrenit, shkruan gazetaere.com
Të gjithë aktivitetin që e kemi bërë së bashku do të na shërbej si motiv që ta marrim edhe më me seriozitet se me kë kemi punë si qytetarë të këtij vendi.
Fajtor kryseor për vdekjen e shokut tonë janë pushtetarët. Astriti është dëshmor i parë i kundërshtimit të demarkacionit dhe asociacionit” tha Artan Abrashi, kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.