Arturo Sandoval dhe bendi i tij sonte në programin ‘Vera e Ohrit’

274

arturo

Ditën e njëzetë e gjashtë të “Verës së Ohrit” do ta shënojë shfaqja e yllit më të madh muzikor në kuadër të programit të sivjetmë të festivalit, Arturo Sandoval, amerikan i natyralizuar me origjinë kubaneze, i cili është një prej interpretuesve më të njohur të trumbetës në botë, transmeton Telegraf.

Në koncertin e sontëm në Teatrin antik në Ohër, Sandovall do të performojë bashkë me bandën e tij, me Xhon Belzagaj bas, Tiki Pasilas përgjegjës për seksionin e ritmit, Dejv Sigel tastierë, Xhoni Frajdej perkusion dhe Kemuel Roig piano.

Për Sandovall kritika thotë se është njëri prej muzikanëve më dinamik dhe më energjik të ditëve të sotme. Është i njohur edhe si kompozitor i muzikës për filma.

Në programin e koncertit të sontëm janë kompozime të njohura të xhazit prej autorëve botërorë.

Artisti i madh gjatë ditës së nesërme do të ketë pritje te presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Comments