
Asfalti në “Rrugën e Flamurit” afër shkollës fillore “Lekë Dukagjini” në Prizren është shtruar para dy dite.
Por duket se nuk rezistoi gjatë.
Në një video që shikuesit e Klan Kosovës kanë dërguar në redaksinë tonë shihet se asfalti që është shtruar rishtazi nuk është në gjendje të mirë.

Madje janë formuar edhe gropa.
Sipas shikuesve të Klan Kosovës, në këtë pjesë të rrugës që është bërë me asfalt të ri, por me telashe të mënjëhershme problemi kryesor mbetet kalimi i veturave.
Për më shumë shikojeni videon: