Asfaltohet rruga në Haraçinë, Ajvazi: 50 vjet nuk ishte riparuar

424
fresco
midle

Rikonstruimi  dhe asfaltimi i  rrugës  11 në komunën e Haracinës është në përfundim e sipër.

Kjo sipas kreut të komunës  është në interes të qytetarëve sepse kjo rrugë daton e pa prekur  qysh prej kohësh.

“Kjo është një e arritur që qytetarët e Haracinës prej vitesh të tëra do të kisha thënë edhe 50 vite nuk janë riparuar këto rrugë por fal donacioneve dhe fal angazhimit tonë kemi arritur që qytatarëve të Haracinës tua mundësojmë këtë” – tha kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi.

BANORËT ANKOHEN: NJËHERË TA BËNIN KANALIZIMIN, PASTAJ ASFALTIN

Por edhe  pse i mirpritur,  banorët  thonë  se i gjith ky investim është i kotë . Sipas banorëve rruga që po asfaltohet tani do të duhet të prishet shumë shpejt pasi në këtë komunë mungon kanalizimi dhe për të instaluat gypat, do të duhet të prishet sërisht asfalti.

“Së pari duhet kanalizimi të bëhët sepse apet kur duhet të bëhet, do prishet dhe do jese pa asfalt, pastaj do grryhet për së dyti. Unë nuk jam tu thanë pse është tu e shtru asfalltin por së pari duhet me u bo kanalizimi”.

“Kjo mesiguri nja 10 vjet do na qoje se përndryshe I shkatërrum veturat tona krejt. Kanalizimi është dashur me kohë të bëhet,  bile është dasht së pari kanalizimi me u bo, pastaj me u asfaltu rruga” – thanë disa nga banorët e Haraçinës të intervistuar nga TVM2.

Por kreu i Komunës Brahim Ajvazi thotë se infrastruktura  është  materie e cila duhet vazhdimisht të përmirësohet dhe të vihet në shërbimin e banorëve.

Mbi 70% e mjeteve financiare për asfaltimin e kësaj rruge, janë  të siguruara nga Byroja për Zvillim Rural, ndërsa pjesa tjetër nga mjetet vetanake të komunës.

Comments