ASH gati listën e kandidatëve, marrëveshje joformale me BESËN

491

14 shtatori është afati i fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë lista përfundimtare të kandidatëve për kryetarë të komunave dhe atyre për këshilltarë komunal. Por në zgjedhjet e lokale të 15 tetorit më rëndësi mbi të gjitha do të jenë jo aq shumë figura e kandidatit, por ajo se si do të kanalizojnë votën e elektoratit të tyre partitë politike shqiptare, shkruan gazeta KOHA. Në këtë pikë, krahas përzgjedhjes së kandidaturave vetëm se kanë filluar të dihen edhe konturat e para të bashkëpunimit mes partive, bashkëpunim ky që pritet të jetë kyç se kush do të fitojë që në rrethin e parë, por më shumë do të reflektohet në rrethin e dytë zgjedhor. Kjo gjë vërehet edhe nga marrëveshja joformale mes Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët që në një komunë – partia e Selës të mos ketë kandidatë, edhe atë në Tearcë, por kjo të kompensohet me mbështetje që Lëvizja BESA t’ia japë Aleancës në Strugë, Dibër dhe Gostivar, edhe atë në rrethin e dytë zgjedhor. Por këto dy parti mund ta ndihmojë njëra-tjetrën në rrethin parë edhe në ato komuna ku të dyja kanë kandidat, por se do të pritet se si do të shkojë fushata parazgjedhore në raport me partitë tjera dhe tendencat e elektoratit kah fituesi i mundshëm. Se ASH nuk do të ketë kandidat në Tearcë për gazetën KOHA e konfirmojnë edhe zyrtarë të lartë partiak, duke e arsyetuar këtë se Dega e partisë në këto komunë ka vendosur ashtu, por që do të kenë vetëm listë për këshilltarë komunal. Afrimi i BESËS me ASH-në duket që nuk ia ka pëlqyer aspak PDSH-së së Menduh Thaçit, e cila pritet të ketë kandidat për kryetarë në të gjitha komunat me shumicë shqiptare, por se kjo parti ka gjasa që në rrethin e dytë të përkrahje BDI-në në Tetovë, Kërçove, Gostivar, Strugë, Likovë, dhe në komunat tjera, por kjo me kushtin që PDSH të jetë pjesë e Qeverisë pas zgjedhjeve lokale dhe ASH të dalë në opozitë. Në ndërkohë, gazeta KOHA ju sjell listën e kandidatëve të Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e 15 tetorit…

Comments