ASH-ja e Taravarit mban mbledhje: AKI me epërsi ndaj VLEN-it, 20 me 15

80
fresco

Në mbledhjen e strukturave të Aleancës për Shqiptarët që udhëhiqet nga Arben Taravari, rezultati zgjedhor u vlerësua si i suksesshëm për Aleancën Kombëtare për Integrim (AKI), transmeton Portalb.mk.

“Jemi prezent në mbledhjen e Aleancës për Shqiptarët, kryesia qendrore, së bashku me kryetarët e degëve. Kjo ishte një thirrje për mbledhje për të analizuar rezultatin zgjedhor, dhe për të rimobilizuar strukturat tona”, deklaroi sekretari i kësaj partie, Blerant Ramadani.

Ai paralajmëroi mobilizim të strukturave për xhiron e dytë.

“Rikonstatuam se rezultati zgjedhor i këtyre zgjedhjeve për AKI-në e arriti qëllimin e krijimit të kësaj aleance, që të fiton votën shqiptare”, deklaroi Ramadani.

Ramadani llogariti që numri i votave ndërmjet AKI-së dhe VLEN-it është 20 me 15, nëse bazohen në numrin e votave për këshillat komunal.

Du kandidatët e Aleancës për Shqiptarët, Valbon Limani në Gostivar dhe Isen Shabani në Vrapçishtë, do të garojnë përsëri më 2 nëntor, pasi në zgjedhjet e 19 tetorit nuk u arrit kushti i daljes së votuesve në nivelin e 1/3 të votave të përgjithshme.

Maqedonia e Veriut më 19 tetor mbajti zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e shtetit në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 81 njësi të vetëqeverisjes lokale, në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Raundi i dytë do të mbahet më 2 nëntor.

Comments