ASHAA: VMRO-DPMNE me më shumë reklama në media në raundin e parë zgjedhor
Në raundin e parë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, shumica e reklamave të mediave janë emetuar për Koalicionin e kryesuar nga VMRO-DPMNE (rreth 157 orë), pastaj për Koalicionin e kryesuar nga LSDM-ja (rreth 65 orë), tregon monitorimi për reklamim të paguar politik q[ e zbatoi Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele Mediale.
Pas VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, më së shumti në media janë reklamuar BDI (rreth 13 orë) dhe Besa (rreth 9 orë).
Nga televizionet në nivel shtetëror, më shumë reklama janë ametuar në TV Nova dhe TV Sitel, dhe në televizionet në nivel rajonal të TV O2 dhe të HDTV Mega.