ASHMAAV: Mediat kujdes, heshtja zgjedhore zgjat 48 orë

330
fresco

Heshtja zgjedhore për referendumin e 30 shtatorit, fillon 48 orë para mbajtjes së tij….

Heshtja zgjedhore për referendumin e 30 shtatorit, fillon 48 orë para mbajtjes së tij, apo që nga dita e premte dhe përfundon në orën 19 të datës 30 shtator, në momentin e mbylljes së vendvotimeve.

midle

Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, përkujton radiodifuzerët se sipas ligjit, anketat për mendimin e opinionit publik në lidhje me referendumin, mund të publikohen më së voni deri 5 ditë para mbajtjes së votimit, pra deri më 24 shtator. Gjatë kohës së heshtjes zgjedhore, duhet të ndalojë cdo lloj forme e propagandës publike në lidhje me referendum, dhe cdo anashkalim i kësaj rregullative, konsiderohet si shkelje e heshtjes zgjedhore.

Javën e ardhëshme Agjencia do të dalë edhe me raportin e parë për mbulimin mediatik të referendumit, dhe për shkeljet eventuale nga radiodifuzerët.

Comments