Asist në stilin ‘panenka’, goli nuk do shumë koment

Ka pasur shumë asistime të mrekullueshme këtë edicion, por ky i Ikone në stilin panenka është mrekulli me vete.
Lille mposhti Bordeauxin me këtë gol të bukur dhe siguroi edhe matematikisht plasmanin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, përcjell lajmi.net.
21-vjeçari ‘theu murin’ me një panenka, e cila shkoi në këmbët e sulmuesit Loic Remy.
Ky i fundit pa shikuar fare drejt portës, goditi me të parën për golin e fitores së vendasve.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga ky asistim dhe gol i bukur. /Lajmi.net/