Asnjë masë për dhunën ndaj grupit të Kumanovës (VIDEO)

165

1

Maqedonia nuk ka asnjë mekanizëm për të mbrojtur qytetarët që ndodhen në paraburgim nga brutaliteti policor. Kjo gjë dëshmohet më së miri me të akuzuarit në rastin “Lagja e Trimave“. Avokati i Popullit Ixhet Mehmeti dhe pala mbrojtëse kanë dërguar në prokurori prova për keqtrajtimin e pjesëtarëve të grupit të Kumanovës, por deri tani institucionet nuk kanë ndërmarrë masa ndaj pjesëtarëve të forcave speciale që dyshohen për dhunën e ushtruar.

“Janë bërë 10 muaj që janë ngritur padi për keqpërdorim të detyrës zyrtare konkretisht ndaj njësisë speciale të policisë ku deri më sot nuk kemi asnjë informatë që nuk mund ti zëmë as serioze gjoja se nuk mund ti gjejnë ata persona që kanë tejkaluar kompetencat në detyrën zyrtare dhe kanë maltretuar pjesëtarëve e grupit të Kumanovës”, deklaroi avokati Mefail Arsllani.

“E fundit ka qenë para tre javësh për rastin kur në gjykatë është rrahur apo janë shkaktuar lëndime , njërit nga të akuzuarit për rastin e Kumanovës , kurse dy të tjetër janë nga fillimi i vitit , rregullisht marrim informata nga prokuroria se hetimet vazhdojnë dhe për çdo respekt që provave që ju i kemi grumbulluar por policia thotë se nuk ka bërë keqtrajtime, një është e saktë dhe definitive se republika e Maqedonisë nuk ka hetim efektiv kundër brutalitetet policor”, tha avokati i popullit Ixhet Memeti.

Nga Prokuroria Publike thonë se ata janë duke hetuar rastet e keqtrajtimit të pjesëtarëve të grupit të Kumnaovës, por nuk mund të japin detaje deri ku kanë arritur hetimet.

“Për rastin në fjalë janë ngritur dy padi penale njëra është nga avokatët e të akuzuarve dhe tjetri nga avokati i popullit, të dy paditë janë bashkuar në një dhe për të njëjtë është duke u hetuar”, thanë nga Prokuroria publike.

Pjesëtarët e Grupit të Kumanovës keqtrajtohen zakonisht gjatë transportit nga burgu në gjykatë. Në disa raste ata janë dhunuar deri në atë masë sa në është dashur të intervenojë edhe ndihma e shpejtë në seancë./alsat-m

Comments