Asnjë nga 20 emrat më të përdorur për bebet, s’ka rrënjë shqiptare

208

Asnjë nga 20 emrat më të përdorur për bebet, s’ka rrënjë shqiptare

Asnjë nga 20 emrat më të përdorur për bebet e porsalindura në Shqipëri, nuk ka rrënjë shqiptare.

Kështu thonë të paktën të dhënat e fundit të INSTAT-it.

Sipas tyre, nga mbi 35 mijë bebe të lindura në vitin 2014, emri më popullor është Amelia, pasuar nga Amelja, Ajla, Melisa, Klea, Sara, kejsi, Noemi, Alesia dhe Leandra.

Sa u përket bebeve meshkuj, në krye qëndron Noel, pasuar nga Joel, Xhoel, Mateo, Ergi, Luis, Aron, Samuel, Roan dhe Roel.

Moebel THEMA

Dhe sipas BIRN, intelektualët janë të shqetësuar rreth këtij fakti.

Edmond Dragoti, profesor sociologjie, thotë se trendi i emrave të huaj është në kulmin e tij.

Sipas tij, ky fenomen është një trashëgimi e keqe e të kaluarës komuniste, kur prindërit nuk mund t’u vendosnin fëmijëve emra të huaj.

Kurse Agron Tufa, profesor letërsie, thotë se kjo është një goditje e rëndë për identitetin shqiptar.

Sipas tij, fenomeni është i rrezikshëm për identitetin dhe kulturën, duke dëmtuar rrënjët tona.

“Gjuha jonë është shumë e pasur dhe me ngjyra. Ajo të jep mundësi fantastike për të gjetur emra të mirë, duke ruajtur traditën, identitetin dhe kulturën. Ajo që po ndodh është një tradhti ndaj identitetit tonë”, tha ai.

Comments