Assesi mos i pini tabletat “pa ujë”: Ja përse shkaktojnë rrezik
Në udhëzime për çdo tabletë ekziston që do të duhej të pihen me mjaft ujë, e pra kjo ka arsyen e vet.
Nëse ndonjëherë keni pirë tableta pa ujë me siguri ju ka ndodhur që të ndieni dhembje të topitur në mushkëri dhe që pastaj një kohë nuk keni mundur asgjë të përpini.
Kështu mund të dehidratoheni dhe të përfundoni në spital, transmeton Telegrafi.
Pirja e tabletave pa ujë mund të shkaktojë dëmtim të indeve të kapërcyellit.
Disa ilaçe mund të ngelin në kapërcyell, që me siguri nuk do t’i hetoni, sepse në atë pjesë të kapërcyellit nuk ka receptor për të përcjellë dhembjen.
Përmbajtja e tabletave mund të gërvisht indet e kapërcyellit, gjë që shkakton të thatin dhe plagë të cilat mund të jenë fatale.
Pothuajse çdo ilaç që njerëzit sot përdorin mund të shkaktojë inflamacion të kapërcellit, madje edhe vitamina C, për të cilën kurrë nuk do t’ju kishte shkuar mendja.
Prandaj është shumë me rëndësi që tabletat t’i pini me sa më shumë ujë që t’i ikni komplikimeve të mundshme.