Astronautët zbulojnë një shkretëtirë në “rrugën e Qumështit”

Një hapësirë e madhe, që nuk ka yje të reja, është zbuluar në qendër të galaksisë sonë. Kjo hapësirë kaq e madhe, që mbulon një regjion prej 8,000 vjet-drite, është zbuluar nga Noriyuki Matsunaga dhe ekipi i tij i astronomëve në Universitetin e Tokios. Hulumtuesit gjithashtu kanë kërkuar edhe yjet që njihen si ‘Cepheids’ – yjet e rinj që janë lehtë për t’u vërejtur për shkak se rrahin puls në skema të parashikueshme.
Duke përdorur një teleskop me rreze infra të kuqe për të shikuar nëpërmjet pluhurit që bllokon pamjen tonë, Matsunaga dhe ekipi i tij kanë zbuluar që në Rrugën e Qumështit ekziston një hapësirë shumë e madhe ku yjet janë aq të rrallës saqë mund të thuhet se nuk ekzistojnë fare, e ka qenë pikërisht kjo gjë që ka bërë që ata ta emërojnë këtë hapësirë si ‘shkretëtirë hapësinore’.