Atanasov: Ushqimi që konsumohet në Maqedoni, është i sigurt

432
fresco

Në Maqedoninë e Veriut hahet ushqim i sigurt. Kreu i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Zoran Atanasov thotë se në 5 muajt e parë të vitit, institucioni me të cilin menaxhon ka kryer 50 mijë kontrolle dhe ka ngritur 2 kallëzime penale.

Padia penale ka të bëjë me rrezikimin e shëndetit të njerëzve duke vënë ushqim të pasigurt në qarkullim. Në njërin rast, kemi edhe dëshmi se ka pasur një pasojë të dëmshme të vetë përdoruesit – tha Zoran Atanasov, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Statistikat e Agjencisë tregojnë se vitin e kaluar qytetarët raportuan 9 raste të helmimit me ushqim. Në pesë raste, u zbulua se kishte helmim dhe si të helmuar janë regjistruar 172 persona. Atanasov e kujtoi rastin e mallit të falsifikuar, ku gjatë analizës së mishit të derrit ose të gjedhit është konstatuar prani e mishit të pulës, dhe kjo nuk është deklaruar. Për këtë kundërvajtje, Agjencia ka dënuar 7 operatorë.

Përmes programeve të tjera që posedon, agjencia është e detyruar të kryejë kontrolle të tilla. Ne iu themi kontrolle zyrtare. Merren mostrat, përveç që kontrollohet dokumentacioni, merren mostrat dhe dërgohen për ekzaminime laboratorike – deklaroi Zoran Atanasov – Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Ankesat për cilësinë e ushqimit janë pranuar edhe në Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit. Edhe pse këtë vit numri ka rënë, por i bëjnë thirrje qytetarëve që t’i kushtojnë vëmendje të madhe mishit dhe produkteve të qumështit, të cilat prishen më shpejtë.

Ne ndjekim situatën vazhdimisht. Nga viti në vit kemi ulje të ankesave nga konsumatorët në pjesën e ushqimit. Ata i referohen ende deklarimeve jo të plota, deklarimeve të palexueshme të produkteve, produkteve me afat të skaduar që gjenden ende në dyqane dhe produkte me cilësi të dobët, nëse konsumatori mund të vlerësojë vetë nëse bëhet fjalë për shije dhe ngjyrë të ndryshuar – tha Tatjana Tasevska – Organizata e Konsumatorëve.

Këtë vit, për herë të parë në nivel global shënohet 7 qershori, Dita Botërore e ushqimit të Sigurt. Shifrat tregojnë se në nivel global 600 milionë njerëz janë të prekur nga helmimi me ushqim.

Alsat

Comments