Atë që e bëri Ancelotti, po e bën edhe Zidane

380

Atë që e bëri Ancelotti, po e bën edhe Zidane

 

Moebel THEMA

‘Harmonia në grup’, ky është çelësi i suksesit për Real Madridin e Zinedine Zidane sipas MARCA

E përditshmja madrilene MARCA, i ka kushtuar një artikull Real Madridit të Zinedine Zidane, duke e krahasuar atë me Realin e Carlo Ancelottit.

Pas shumë viteve presioni dhe jo qetësie, Ancelotti në vitin 2014 ndryshoj krejtësisht skuadrën, duke rikthyer harmoninë në grup, diçka që i mungonte me Jose Mourinhon.

Sipas MARCA, të njëjtën gjë është duke e bërë edhe Zinedine Zidane. Këtë e vërteton më shumë fakti se kur mori skuadrën nga Rafa Benitez, ishin disi të përgjysmuar dhe me rezultate negative.

Që pas asaj koha, Zizu ka arritur të fitojë dy trofe të rëndësishëm, Championsin dhe Superkupën e Evropës.

“Në dy dekadat e fundit nuk ka pasur asnjëherë një mjedis të tillë. Vetëm Ancelotti ka jetuar diçka të ngjashme siç po e bën tani Zinedine Zidane”, shkruan Marca, përcjellë Gazeta Express.

Comments