Atentati i djeshëm pranë ish-ekspozitës, dyshohet se ka lidhje me atentatin ndaj armikut të Çiços

163

Vijojnë hetimet për atentatin ndaj mikut të Elton Çiços, Andi Mustafaraj i cili u qëllua mesditën e djeshme teksa qëndronte në një lokal pranë ish-ekspozitës.

Policia dyshon se plagosja e tij mund të ketë lidhje edhe më një tjetër atentat në kryeqytet ku mbeti i plagosur me një armë të dyshuar snajper, Nelgert Pata, që njihej si armik i Çiços.

Policia ka nisur hetimet si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit, për të bërë të mundur identifikimin e autorit/ ëve.

Dëshmitarët, që janë ndodhur ne vendgjarje kanë dëshmuar se në lokal janë dëgjuar 3 të shtëna arme.

29-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plumbave që ka marrë në bark.

Kush është Nelgert Pata?

34 vjeçari nga Memaliaj  plagos më 21 gusht 2016 tek një lokal te “Rruga e Kavajës”.

Nelgert Pata kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu ku vuante dënimin për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Dyshohet se Nelgert Pata njihte 2 autorët e dyshuar të vrasjes së Elton Çiços, tashmë të shpallur në kërkim, Renato Milloshi dhe Jani Aliaj.

Më 21 gusht Nelgert Pata u qëllua me armë zjarri ku sipas burimeve, u lëndua lehtë në vesh. Menjëherë pas të shtënave, autorët por edhe i lënduari u larguan nga vendngjarja.

Comments