Atentati terrorist në Francë, policia vret një grua plagos 2 të tjera
Gjithashtu një nga efektivët e policisë raportohet të ketë mbetur i plagosur nga përplasja me viktimën.
Përpara se të vritej, gruaja e ka goditur me thikë policin.
Autoritetet thanë se gratë mendohet që kishin planifikuar një sulm terrorist në Paris.
Policia ishte vënë në gjurmim të tyre që pas ngjarjes së të dielës, kur një makinë tip “Peugeot 607”, pa targa, e mbushur me bombula gazi u gjend e braktisur pranë Katedrales së njohur.
Presidenti Hollande deklaroi një ditë më parë se Franca mund të goditet nga të tjera akte terroriste. Në Nëntor, 130 persona humbën jetën gjatë një sulmi të ISIS në Paris.
Që atëherë, Franca vijon të jetë në gjendje emergjence, e cila u zgjat pas ngjarjes në Nice në Korrik, ku mbetën të vrarë 84 persona.