Athina pozicionohet në krizën Shkup-Beograd

446

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan për pozicionimin e Athinës në krizën në dukje ndërmjet Shkupit dhe Beogradit. Greqia duket e shqetësuar pas ringjalljes së proceseve të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, një hap që pason ndërrimin e pushtetit në Shkup dhe nisjen e stabilizimit të institucioneve. Gazeta shkruan se Athina kërkon që problemi i kontestit me emrin të zgjidhet para se Shkupi të anëtarësohet në strukturat euro-atlantike. /SHENJA/

Comments