Atje diku në Hasanbegun e shkatërruar është Elifi,por…
Urim SALIHU
Vera edhe pak do të ikë, por jo përgjithmonë sic u shkëputën ata njerëz në atë 6 gusht fatal.Paradite të gjithë njerëzit kishin plane për jetën. lumturinë.Kishin ëndrra për të nesërmen.Por në mbrëmje u bë një qiell i errët, i frikshëm.Stuhitë nisën dhe më pas të gjitha këto i vulosi tragjedia.Le t’i merrte të gjitha përvec njerëzve.Ata janë të shtrenjtë, ata janë gjithcka.Ata nuk do vijnë më si vera tjetër.Por në jetë mbetën edhe të tjerë që do jetojnë me trishtimin e atij vërshimi.Secila ikje është e përmallueshme , por të paktën shumë viktimave të tragjedisë iu dha lamtumira e fundit .Të paktën dihen se diku ata pushojnë të qetë në varreza, përvec Elifit që natyra po tregohet kaq kokëfortë.Të ishte gjallë kjo nuk do t’a kishte cmimin e asgjëje, por edhe nëse do të ketë ndodhur ajo që të gjithë nuk duam as të dëgjojmë, të paktën të shfaqej diku trupi i saj , të shfaqej ai engjull i vogël.Ta dërgonim me respektin më të madh njerëzor atje ku bën gjumin e përjetshëm babai i saj Furkani.Atje të bashkohen dhe të paktën shpirtërat e gjallë të kenë vetëm dhimbjen e humbjes dhe jo edhe të kësaj që po ndodhë.
Janë ditë që treten bashkë me shpresën për t’a gjetur Elifin.Janë dhjetë ditë dhe po aq pritje dhe ankth .Asnjë lajm i mirë nuk vjen.Të gjithë kërkojnë, por sekretet e Tokës janë shumë më të mëdha nga c’farë i mendojmë.Misteret e botës asnjëherë njeriu nuk i ka zbuluar, as nuk ka mundur t’u shkojë deri në fund.Atje diku në Hasanbegun e shkatërruar është Elifi.Vetëm ditë që vijnë e shkojnë dhe njerëz që në baltën që po thahet vazhdojnë kërkimin.Aty diku në Hasanbeg është Elifi.Por asnjë lajmëtar , asnjë njeri nuk vjen akoma të jep poashtu lajmin e madh për të.
Isuf Hajrullahu nuk din cilin të vajtojë më parë.Djalin që e humbi apo mbesën qëe kërkon natë e ditë parreshtur.
Vera po ikën, por nuk është e fundit, ndërsa shumë nga ata njerëz që u shuan nga tragjedia, nuk do të vijnë më kurrë.Lamtumirat janë të dhimbshme…