Atletico Madridit ‘kërcënon’ Juventusin

474

“Jemi shumë të lumtur që gjendemi në këtë fazë dhe duam të vazhdojmë më tej”, tha fillimisht Clemente Villaverde, menaxheri i Atletico Madridit, e cila do të përballet me Juventusin në 1/8-at e finaleve të Championsit.

“E dinim se do të kemi një përballje të tillë, pasi skuadrat që ishin në vazon e parë ishin tejet të forta. Juventusin e njohim mirë, ndaj do të përgatitemi shumë në ndeshjen e parë, pasi do të luajmë si vendas”, ka shtuar më tej menaxheri i Atletico Madridit.

Kujtojmë se përballjet e Ligës së Kampionëve do të startojnë më 12 dhe 13 shkurt.

Comments