Atletico shkatërroi Granadan (Video)

195

Atletico shkatërroi Granadan (Video)

Moebel THEMA

Atletico Madridi ka arritur fitore të lartë në xhiron e tetë në La Liga, duke shkatërruar Granadan 7:1

Atletico Madridi i Diego Simeones ka shkatërruar Granadan. Nënkampioni i Evropës shënoi plot shtatë gola ndaj Grandas, duke pranuar vetëm një (7:1), përcjell Gazeta Express.

Golat i shënuan Yannick Ferreira-Carrasco i cili realizoi het’trick (34’, 45’ dhe 61’), Nicolas Gaitan (63’ dhe 81’), Angel Correa (85’) dhe Tiago (87’).

Pas kësaj fitoreje, Atletico gjendet në pozitën e parë dhe ka 18 pikë, dy më shumë se Barcelona e tre më shumë se Real Madridi, këta të fundit nga ora 20:45 përballen me Betisin. /Express/

Comments