‘Aty do parkosh? Mos parko aty’/Aktori Gentjan Zenelaj i revoltuar: Hiqeni nga mendja se do ketë turizëm ky vend

303
fresco

Aktori i humorit, Gentjan Zenelaj rrëfen i revoltuar eksperiencën e tij me pushimet në jug të vendit, aty ku jo vetëm shërbimi mungon, por nuk të lënë as të parkosh makinën.
Aktori i humorit, Gentjan Zenelaj

Aktori i njohur i humorit dhe moderatori i emisionit investigativ “Stop”, Gentian Zenelaj duket se nuk ka kaluar fundjavën e dëshiruar pas një jave pune, teksa ka tentuar të pushojë në jug të vendit.

Ai tregon përmes një postimi në rrjetet sociale se si në 4 vende që ka ndaluar për të parkuar makinën e tij, nga të gjithë njësoj është “mirëpritur”: “Mos parko aty”.

Në 4 vënde ndalova makinën në plazhet e jugut dhe në tëra rastet fjalia e parë që dëgjova ishte ..Aty do parkosh??….sa do rrish aty me makinë.???…mos parko aty…

Hiqeni nga mendja që do ketë turizëm ky vend nese nuk degjon mirëseerdhe…cfarë ju nevojitet…si mund tju shërbej.

Postimi i aktorit Gentjan Zenelaj

Comments