Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang ka pranuar se në fund të sezonit mund të largohet nga Borussia Dortmund.
Ky është një lajm sensacional për skaudrën e Real Madridit e cila prej kohësh është interesuar për të marrë shërbimet e sulmuesit nga Gaboni.
“Ndihem mirë në Dortmund. Është një klub i madh. Mirëpo, e pyes veten nëse dua të arrij një hap më lartë, a duhet të largohem. Real Madrid është ende një ëndërr, të gjithë e duan këtë ëndërr”, u shpreh ai.
Lajmi i transferimit të Aubameyang te Reali bëhet akoma edhe më i besueshëm pasi gjatë merkatos së verës skuadra spanjolle do të jetë shumë aktive në merkato pasi përfundon pezullimi i FIFA-s./ SYRI.net