Autobusi bie në humnerë, 33 të vdekur
Një autobus me fshatarë ka dalë nga rruga në lindje të Nepalit, duke vrarë 33 persona dhe plagosur 28 të tjerë.
Autobusi ishte nisur nga Katmandu për në Kavre, 40 km në lindje të kryeqytetit kur doli nga autostrada dhe ra në një humnerë të thellë, transmeton arbresh.info.
“Një helikopter ushtarak ka dërguar të lënduarit në Katmandu”, ka thënë për Reuters Ministri i brendshëm i Chiranjivi.
Pjesë të thyera të autobusit dhe sendet e udhëtarëve janë shpërndarë në vendin e rrëzimit, ka thënë një zyrtar policor.
Nepali malor ka probleme me rrugë në gjendje të keqe dhe automjetet e pamirëmbajtura që kontribuojnë për aksidentet e shpeshta të rrugëve.