Automjetet me benzinë deri në vitin 2030?!

422

Kështu parashikojnë ekspertët e energjisë, të cilët pohojnë se kërkesat pritet të ulen ndjeshëm pas vitit 2025.

Të dhënat janë bërë publike nga “Wood Mackenzie”, kompania e hulumtimit për çështjet e energjisë, me bazë në Britani të Madhe, përcjell TO, ku më tej shkruhet:
“Kërkesa botërore për benzinë do të arrijë maksimumin në 13 vite, falë ndikimit të makinave elektrike dhe motorëve më efikasë. Futja e automjeteve elektrike do të ulë ndjeshëm kërkesën e benzinës, sidomos pas vitit 2025. Një raport i ri nga analistët sugjeron se kërkesa globale të benzinës pritet të arrijnë deri në vitin 2030”, thuhet në raport.

Britania e Madhe dhe Franca kanë thënë kohët e fundit se do të ndërpresin shitjet e makinave të reja me benzinë dhe naftë deri në vitin 2040.

Kina, tregu më i madh në botë i makinave, po shqyrton një veprim të ngjashëm, i cili do të ketë një ndikim të rëndësishëm në kërkesën e naftës.

Comments