Autopsinë e Astrit Deharit e vëzhguan edhe pjesëtarë të EULEX’it



Gjatë kryerjes së autopsisë të Astrit Deharit, i cili vdiq më 5 nëntor në qendrën e paraburgimit në Prizren, përveç ekspertëve të dërguar nga familja, i gjithë procesi është vëzhguar nga ekspertët e misionit të EULEX’it, shkruan Express.
Kështu ka bërë të ditur sot, ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, e cila ka thënë se prezenca e ekspertëve të EULEX’it në cilësinë e monitoruesve, gjatë procesit të autopsisë së trupit të pajetë të Deharit, është bërë me qëllim të sigurimit të transparencës së plotë.
E kjo gjë sipas saj është kërkuar nga Prokuroria.
Ministrja e Drejtësisë ka premtuar transparencë në zbardhjen e këtij rasti.
“Ju premtoj se do të vazhdoj të ofroj dhe të kërkoj transparencë në çdo hap të zbardhjes së këtij rasti”, ka thënë sot në një konferencë për media, ministrja Hoxha.