Banorët e Ballacës të revoltuar nga oferta e shtetit për shpronësimin e tokave të tyre, ku pritet të kalojë autostrada e re Shkup-Bllacë. Shteti ka ofruar vetëm 200 denarë për 1 metër katror, edhe pse sipas tyre vlera reale është mbi 50 euro. Sipas banorëve ky çmim është nënçmues dhe përbën tallje.
Çmimi prej 200 denarë për metër katror është i papranueshëm dhe përpos asaj është edhe nënçmues për pronarët, prandaj ne bashkërisht ju bëjmë ftesë të gjithë institucioneve që janë të përfshira në këtë proces që ta rishqyrtojnë të njejtin dhe ta ndryshojnë që të jetë çmim real dhe kompensim real për pronat”-tha Rakip Doci, pronar i tokës.
Banorët thonë se kanë paguar rreth 3500 denarë tatim për pronën, ndërsa tani për kompensim shteti ofron një çmim qesharak.
Unë kam dokument edhe prej komunës ku në vitin 2019 kam bërë shit-blerje të tokës dhe komuna për tatimin që unë kam paguar ma ka vlerësuar 3.200 denarë….Dhe kur tash e njejta tokë më merret nga shteti dhe më vjen me një ofertë prej 200 denarë mua më duket shumë abstrakte se po të jetë një ofertë më e madhe që varion me të njejtat po, por është një ofertë 10 herë më e vogël”-theksoi Fati Xhaviti, pronar i tokës.
Ata thonë se edhe përskaj asaj që zyrtarë shtetëror konkretisht Valdet Xhaferi, drejtor i Byrosë për ekspertizë ligjore iu ka thënë se në teren do të dalin ekspertë për vlerësimin e tokave një gjë e tillë sipas tyre nuk ka ndodhur.
,Kur ishte zotri Xhaferi na tha shumë mirë do të bëhet ekspertiza do të vijnë në vend, dhe to bëhet nëse është përskaj rrugës , nëse do të jetë pjellore, është e vërtet se unë jetoj këtu që 20 vite dhe nuk kamë parë një ekspert që ka ardhur ta bëjë ekspertizë të gjitha janë bërë në vitin 1963 kur është bërë nga kadastra. Nga viti 1963 dhe deri sot mund të ndryshoj jo vetëm toka, mund të ketë objekt, të gjitha janë bërë nga kadastra nga kabinetet, asnjë ekspert nuk ka dalë në vendin e ngjarjes”-theksoi Fati Xhaviti, pronar i tokës.
Zëvendës kryeministri Bujar Osmani pakë kohë më parë duke iu referuar Ligjit të ri për vlerësim tha se vlerësimi i tokave do të jetë korrekt dhe se nuk do të dëmtohet askush.
Vlerësimi do të bëhet korrekt ndaj njerëzve dhe sigurisht nuk do të dëmtohet askush në bazë të kornizës ligjore. E vërteta është që qytetarët kanë të drejtë vetëm të ankimojnë vlerën, por jo edhe të ankimojnë të drejtën për ta dhënë tokën”-deklaroi Bujar Osmani, zv/kryeministër (17.01.2020).
Autostrada Shkup-Bllacë pritet të ndërtohet në dy faza, fillimisht do të ndërtohen 2 kilometra të cilat do të nisin nga pika kufitare deri tek mbikalimi I fshatit Bllacë e Epërme, punime këto që priten të zgjasin 18 muaj me një kosto prej 12.2 milion euro pa llogaritur vlerën e 68 pronave. Ndërkaq segmenti i dytë prej 10,5 kilometrave është në fazën projektuese dhe do të kushtojë mbi 105 milionë euro.

