AUV: Burimi i infektimit në Gostivar do të dihet deri të hënën

178

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari në Maqedoni edhe një herë ka dalë me qëndrim lidhur me helmimin e dy personave në Simnicë të Gostivarit, duke thënë se janë marrë monstra nga ushqimi dhe nga objekte tjera në këtë vendbanim dhe rezultati pritet të kuptohet deri të hënën, shkruan Telegrafi Maqedoni.

AUV ka njoftuar se janë prishur dhe shkatërruar foletë e brejtësve(minjëve) nëpër stane ku ruhen kafshë dhe me këtë është përmbushur një nga masat për parandalim të infektimeve të ardhshme.

Përndryshe, bëhet fjalë për virusin Hantam që vjen nga jashtëqitja dhe taitja e minjëve. Ky lloj virusi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoni, nuk është ngjitës tek njerëzit.

Comments