AUV: Për shkak të sasisë së lartë të manganit, nuk lejohet pirja e ujit në Gostivar

98

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se uji që vjen nga ujësjellësi i Gostivarit, për momentin është i ndaluar për pije, pasi ka sasi të madhe të manganit, përcjell TV21. Nga AUV thonë se është njoftuar NP “Komunalec” dhe është kërkuar nga e njëjta që të njoftojë edhe qytetarët.

“Për shkak të konstatimeve pozitive laboratorike për praninë e shtuar të manganit, mbi përqendrime maksimale të lejuara sipas Rregullores për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), të premten ka ndaluar shfrytëzimin e ujit të pijshëm nga ujësjellësi i qytetit në Gostivar”, thuhet mes tjerash në njoftimin e AUV-së.

Comments