Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk mund ta përdor të njëjtën gjuhë sikur që bëri ndaj tij deputeti i PDK-së, Andin Hoti.
Hoti ka thënë se meqë Andin Hoti është i biri i veprimtarit Ukshin Hoti, do ta respektojë.
“Andini është djali i një njeriu të madh të Kosovës dhe të Rahovecit. Për hirë të babës së tij, unë do ta ruaj respektin për Andinin dhe do ta kursej”.