Avokati i Popullit në Maqedoni propozon Suzana Saliun dhe Jovan Andonovskin, për zëvendës të tij

Ixhet Memeti, Avokat i Popullit në Maqedoni, ka dërguar një kërkesë te kryetari i kuvendit të Maqedonisë, për zgjedhjen e dy zëvendësve të tij në këtë funksion.
Në shkresën zyrtare të Memetit, propozohen emrat e Suzana Saliut dhe Jovan Andonovskit, për zëvendës të tij.
Suzana Saliu ka qenë më herët zëvendëse e Avokatit të Popullit në vitet 1997-2006, ndërkaq nga 2011 është deputete e BDI-së. Tani për tani, Saliu udhëheq me Qendrën për menaxhim me krizat.