Avokati i Popullit: Parregullsitë paraqitni tek zyrat tona



Në zyrat e Avokatit të Popullit në të gjitha përfaqësitë në Maqedoni , të dielën më 11 dhjetor gjatë zgjedhjeve të parakohshme, në periudhën prej orës 07:00 deri 19:00, do të funksionojë lidhje telefonike pa pagesë.
Gjithashtu do të jenë të hapura edhe shtatë zyrat e Avokatit të Popullit do të jenë të hapura në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanpovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet qytetarëve që sa më lehtë të realizojnë të drejtën e tyre të votes. Numri që mund të paraqiten qytetarët është 0800-54321