Avokati Naser Raufi pranon se grupi i Lagjes së Trimave mund të ketë marrë 2 milion euro!?

218

 Ndonëse deri në një kohë ishte gjithcka enigmatike lidhur me personat që e nisën incidentin e 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë që përfundoi me disa viktima nga të dyja palët, grupin e armatosur si dhe forcat policore njofton Zhurnal.

Në një intervistë të fundit dhënë për Makfax, avokati mbrojtës i grupit të Lagjes së Trimave, z. Naser Raufi mes tjerave përgjigjet se si grupi i armatosur mund të ketë marrë para për organizimin e këtij akcioni.

A ka dëshmi se grupit i janë paguar dy milion euro për aksionin ashtu si thuhej?

Si dëshmi materiale nuk ka ndonjë gjë por verbalisht thuhet se po, kemi propozuar edhe dëhsmitarë por unë nuk besoj se është realizuar aksioni për interesa materiale, nuk e mohoj mundësinë që komandant Nato dhe Beg Rizaj të kenë marë para derisa për tjerët nuk është thënë se kanë marë para, ka deklaruar kështu avokati Raufi në intervistën e tij të fundit, transmeton Zhurnal.

Comments