Ish prokurori dhe avokati Sejfulla Osmani i ftuar në emisionin “Rruga drejt”, ka folur për proceset gjyqësore në Maqedoni dhe ka thënë se në Maqedoni kemi gjyqësi selektive, e cila na ve në një situatë shumë të vështirë.
Ai më tej pyet se në këtë shtet a ekziston ligj, procedura apo rregulla funksionimi, apo këto përjashtohen vetëm për teket e dikujt, thjesht thënë për dëshirat e dikujt ose për të plotësuar interesat për një qëllim që ka dikush, siç është rasti i Almirit të vogël.
”Neve nuk mund të llogaritim se behet fjalë për aksident, definitivisht këtu kemi gjyqësi selektive, nga vet avokati i familjes Iliq, një prokuror i shtetit i cili ka dëshmuar veten se është një antishqiptar i përbetuar, dhe dyshoj se edhe prononcimi i vetë të prokurorit të shtetit ka një lidhshmëri e cila më shumë e ngarkon situatën dhe neve na jep të drejtën të dyshojmë, se në Maqedoni ka gjyqësi selektive”, thotë ish prokurori Sejfulla Osmani.