Azem Syla deklarohet i pafajshëm për rastin “Toka”
Azem Syla është deklaruar i pafajshëm për pikat e aktakuzës me të cilat e ngarkon Prokuroria, raporton KTV.
Në seancën fillestare janë lexuar pikat e aktakuzës derisa ish-deputeti i PDK-se ka thënë se nuk e ndjen veten fajtor.
“Jo nuk ndjehem për asnjë pikë të aktakuzës”, ka thënë Syla para Gjykatës. Të pafajshëm janë deklaruar edhe të tjerët.
Seanca ka vazhduar edhe pse Policia nuk ka arritur të arrestoj Hajrullah Berishen, për të cilin Gjykata ka thënë se ka informacione që gjendet në Maqedoni.
Sikurse për të edhe për Mustafë Halilin që ka munguar edhe sot, Prokuroria ka kërkuar që të lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar.
Azem Syla dhe të tjerët në rastin “Toka” akuzohen për 46 pika të ndryshme të aktakuzës.