Azem Syla nga QKUK transferohet në burgun e Sigurisë së Lartë

330

 

Azem Syla, ish deputeti i Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, nga Qendra Klinike Universitare është transferuar në burgun e sigurisë së lartë.

Syla në QKUK ka qëndruar për disa ditë ku iu është nënshtruar disa kontrolleve të caktuara mjekësore, ndërsa pasi ka kryer ekzaminimet, është transferuar në burg gjatë të hënës.

Avokati i tij Tomë Gashi, përmes profilit të vet në Facebook, ka bërë me dije se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe nesër ai do të marrë pjesë në seancën gjyqësore në Pallatin e Drejtësisë.

Comments