Azerbajxhan, arrestohet një opozitar për lidhje me Fethullah Gulen

271

 

082000166220

Azerbajxhani arrestoi një këshilltar të kreut të opozitës i dyshuar për posedim të librave të predikuesit Fethullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja si ideatori i grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, aleat i rëndësishëm në këtë ish-republikë sovjetike.

“Faig Amirov, këshilltar i Ali Kerimli në krye të partisë opozitare, Fronti Popullor i Azerbajxhanit është i akuzuar për nxitje të urrejtjes fetare dhe rrezikon deri në pesë vite burg”, njoftoi për median avokati i tij, Agil Layijev.

Hetuesit sqaruan se kanë gjetur libra të Fethullah Gulen në automjetin e Amirov, i cili mbante postin e drejtuesit të zyrës së financave pranë gazetës më të madhe opozitare “Azadlig ”.

Comments