Azizi: Populli në Çashkë foli qartë, dhe zëri i tij u mbrojt

62
fresco

Shefi i shtabit të VLEN, Adnan Azizi, ka përgëzuar Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për punën profesionale pas përfundimit të procesit zgjedhor në Komunën e Çashkës.

“Urime Çashkë! Përgëzoj KSHZ-në për punën profesionale, veçanërisht nënkryetarin Abdush Demiri i cili luftoi deri në fund për drejtësi. U mbrojt vullneti i popullit dhe iu dha haku drejtësisë,” ka shkruar Azizi në një reagim publik.

Ai i ka uruar sukses kryetarit të ri të Komunës së Çashkës, Suat Shaqirit, duke i dëshiruar “punë të mbarë dhe angazhim për të mirën e Çashkës.”

Comments