Babai dhe fëmijët e sëmurë, familja nga Shkupi kërkon ndihmë, ja numri i telefonit! (Foto)

403

Familja Lipovica nga Shkupi jeton në kushte mjaft të rënda. Përveç kushteve të vështira të jetës, kjo familje përballet edhe me sëmundje të ndryshme. Më poshtë sjellim apelin për ndihmë kësaj familje që është shpërndarë në rrjetet sociale. Në këtë apel mund të gjeni edhe numrin e celularit të kryefamiljarit ku bamirësit mund të paraqiten për të ndihmuar.
“Selam Alejkum vëllezër dhe motra sa po erdhi ky mesazh kjo familje gjendet në Shkup. Kjo familje vëllezër dhe motra është në gjendje të vështirë. Vëllai Fatmir Lipovica është i sëmurë, po ashtu dhe fëmijët i ka të sëmurë. Hatri i fëmijëve më tha postoje vëlla që dikush të del të na ndihmon të ja sigurojmë fëmijëve një strehim diku. Ata të cilët kanë mundësi me ndihmuar, le të kontaktojnë këtë numër të telefonit: 071 816 983. Ju kisha lut për hir të Allahut shpërndajeni sa më shumë, ndoshta bëheni sebep e del dikush e i ndihmon”, thuhet në apelin e shpërndarë për ndihmë kësaj familje.

Comments