Babai sirian: Pse po na bombardojnë? (Video)

379

Babai sirian: Pse po na bombardojnë? (Video)

Moebel THEMA

Sulmet e njëpasnjëshme vdekjeprurëse në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane, në Aleppo, të dielën, kanë lënë të vrarë së paku tre njerëz dhe 23 të tjerë të lënduar.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar për ta nxjerrë nga rrënojat trupin e një vajze 13-vjeçare, transmeton Express.

Janë dashur gjashtë orë që trupi i vajzës së quajtur Sarah të nxirret nga rrënojat, e cila vdiq në apartamentin e saj, edhe pse nuk kishte shkuar në shkollë, vetëm për të qenë e sigurt në shtëpi.

“Babai i saj i kishte thënë asaj dhe vëllait të mos të shkojnë në shkollë sepse ka shumë bombardime gjatë rrugës. Kështu që, ata qëndruan në shtëpi, por sumet përfshinë shtëpinë, prapëseprapë”, ka thënë një fqinj i viktimave, shkruan RT, transmeton Gazeta Express.

Një baba tjetër, Adnan al-Faraj, i ka thënë RT-së se ai ishte lënduar gjatë një bombardimi, dhe tani fëmijët e tij po përjetojnë fatin e njëjtë.

“Të tre fëmijët e mi janë në spital tani”, ka thënë ai.

Faraj pyet se pse terroristet zgjedhin t’i sulmojnë civilët e pafajshëm ku ata janë ballë për ballë me ushtrinë siriane.

Pse na sulmojnë ne? ka shtuar ai./Express/

Comments